Vendosni fjalën kyçe....

Polici plagos kolegun në komisariatin nr.3


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë.

Në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet një polic ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij, raporton për News 24 gazetarja Klodiana Lala.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e komisariatit ku efektivi me iniciale L.Z ka plagosur punonjësin me inicialet C. S i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.