Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja blen miliona doza vaksina kundër lisë së majmunit


Autoritetet shëndetësore amerikane kanë nënshkruar një marrëveshje për 119 milionë dollarë në doza vaksinash kundër virusit të lisë së majmunit, pasi një burrë nga Massachusetts u diagnostikua me sëmundjen e rrallë, por potencialisht serioze në fillim të kësaj jave.

Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Përparuar Biomjekësor (BARDA) – një agjenci qeveritare e përkushtuar për të luftuar pandeminë dhe bioterrorizmin – nënshkroi të mërkurën kontratën shumëmilionëshe me firmën farmaceutike daneze Bavarian Nordic, njoftoi kompania në një deklaratë.

Marrëveshja prej 119 milionë dollarësh është një nga një seri opsionesh të kontratës, e cila përfundimisht mund të arrijë një vlerë totale prej 299 milionë dollarë nëse ushtrohet, në këmbim të rreth 13 milionë dozave të thara në ngrirje të vaksinës Jynneos.

Fillimisht u krijua për linë, por u miratua për përdorim kundër lisë së majmunëve nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në vitin 2019, vetëm disa muaj përpara se rastet e para të Covid-19 të zbuloheshin në Kinë.

Dërgesat fillestare për vaksinën Jynneos nuk do të vijnë deri në vitin 2023, tha kompania, duke vënë në dukje se 13 milionë dozat e plota pritet të jenë gati diku midis 2024 dhe 2025 nëse BARDA bie dakord të zgjasë kontratën.

Rasti i parë i lisë së majmunit në SHBA u konfirmua të mërkurën në një burrë që kishte udhëtuar së fundmi në Kanada. Zyrtarët federalë të shëndetësisë kanë thënë se po monitorojnë gjashtë të tjerë pasi ata ishn në kontakt me një udhëtar të infektuar gjatë një fluturimi nga Nigeria në Britani në fillim të këtij muaji.

Të enjten, Bavarian Nordic njoftoi se kishte arritur gjithashtu një marrëveshje me një ‘vend evropian të pazbuluar’ për të njëjtën vaksinë kundër lisë me përdorim të dyfishtë. Kompania nuk tregoi se sa doza do të prokuroheshin dhe as nuk ka shifra të caktuara për kontratën.