Vendosni fjalën kyçe....

Digjet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri, PD-ja akuza PS-së


Është djegur edhe raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit duke qenë se opozita nuk ka dorëzuar asnjë emër në Kuvend brenda afatit të fundit që ka qenë ditën e sotme.

Edhe pse PS-ja dhe PD-ja e përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar Alibeaj arritën një marrëveshje në tavolinë mbi rrjedhën e zgjedhjes së kreut ri të shtetit, kjo gjë nuk ka ndodhur në terren duke çuar në akuza e kundërakuza mes palëve.

Ndërsa Alibeaj deklaroi se e priste sjelljen e PS-së që sipas tij e ka humbur legjitimitetin për zgjedhjen e presidentit.

Më herët deputetja demojrate Pampuri tha se PS-ja kishte shkelur pikën 4 të marrëveshjes sipas së cilës në raundin e dytë duhet të votohej për një kandidat të pranuar si nga opozita ashtu edhe PS-ja.

Kjo e fundit është përgjigjur duke thënë se nuk ka shkelur asnjë marrëveshje duke i bërë thirrje opozitës që të propozojë dy emrat brenda pasdites të së dielës.

Raundi i dytë është përcaktuar nesër në orën 18:00 dhe nëse pas raundit të tretë nuk ka zgjedhje presidentit, në raundin e katërt dhe të pestë PS-ja do propozojë emrat e saj.