Vendosni fjalën kyçe....

Ibsen Elezi voton në selinë blu: Të numërohet çdo votë dhe të mos shtohet asnjë


Edhe kandidati tjetër për kreun e PD-së Ibsen Elezi, votoi sot në procesin zgjedhor që zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Elezi kërkoi që procesi të jetë transparent edhe i rregullt.

Ai theksoi se drita e së ardhmes nuk është as doktoi dhe as ai vetë.  

“Të numërohet çdo votë dhe të mos shtohet asnjë votë për asnjë kandidat. Ka zëra që qarkullojnë sepse në të kaluarën ka pasur shkelje nga më të rëndat. Në të kaluarën ka ndodhur rëndom kjo punë. Edhe po të kem informacion nuk mund ta mbështes në asnjë fakt. Kam vëzhgues në qendra.

 Kam mbajtur një qëndrim tolerues në momentin kur ata nuk e kanë pasur vullnetin për t’u deklaruar në proces. Drita e së ardhmes nuk është as doktori dhe as unë. Drita e së ardhmes është vota e lirë. Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në sistem parlamentar.

Njerëzit duhet të vendosin për ide dhe jo për individë. Jam fokusuar shumë te procesi dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam pranuar të jem në garë. Besoj se pas shpalljes së përfundimit do ta njoh rezultatin por nuk do të toleroj. Kam toleruar shkelje të vogla dhe parimore. Nuk mund ta toleroj sepse është patoleruesme”, tha Elezi.