Vendosni fjalën kyçe....

Krim në familje, djali vret të atin në Mallakastër


Foto ilustruese

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër ku djali ka vrarë me sende të forta të atin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Greshicë ku 30-vjeçari me iniciale M.M. i cili sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë të atin, 73-vjeçarin me iniciale M.M.

Njoftimi

“Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.”