Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OKB-së bën thirrje për ‘Planin Marshall’ për klimën


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një moratorium mbi përdorimin e naftës, gazit dhe qymyrit në favor të energjisë së rinovueshme, duke argumentuar se njerëzimi duhet t’i japë fund ndotjes nga karburantet fosile dhe të përshpejtojë shndërrimin drejt energjisë së rinovueshme.

Agjencia botërore klimatike paralajmëroi se katër nga shtatë treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike kishin arritur nivele rekord vitin e kaluar: përqendrimi i gazit serrë, rritja e nivelit të detit, nxehtësia e oqeanit dhe acidifikimi i oqeanit.

Guterres përshkroi një plan me pesë pika për ta vënë botën në rrugën e duhur për një revolucion të energjisë së rinovueshme, duke sugjeruar që investimet në këtë sektor të trefishohen në 4 trilionë dollarë në vit dhe duke argumentuar se teknologjia e burimeve të rinovueshme duhet gjithashtu të trajtohet si ‘mallra publike globale’ dhe jo si intelektuale.

Lëndët djegëse fosile janë ‘një rrugë qorre’, këmbënguli Guterres, duke kërkuar që subvencionet e karburanteve fosile duhet të hiqen.

Ai vuri në dukje 11 milionë dollarët që raportohet se industritë e qymyrit, naftës dhe gazit marrin çdo minutë dhe i nxiti bankat e zhvillimit që të harmonizojnë portofolet e tyre me Traktatin e Parisit për Klimën në vend që të kërkojnë përfitime afatshkurtra përmes investimeve në lëndët djegëse fosile.