Vendosni fjalën kyçe....

Emrat kryesorë në operacionin e SPAK në arrati, agjencia e Çuçit nis hetimin nëse ka pasur rrjedhje informacioni


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se ka nisur verifikimet lidhur me çdo dyshim mbi rrjedhje informacionin në operacionin e SPAK gjatë të cilit u lëshuan 32 urdhërarreste.

AMP-ja thekson se çështja në fjalë do hetohet me seriozitet dhe në përfundim të hetimit do vërtetohet nëse ka pasur rrjedhje të mundshme të informacionit.

Duhet thënë se nga 32 urdhërarreste vetëm 14 janë ekzekutuar ndërsa disa nga emrat kryesorë në listë nuk janë arrestuar.

Bëhet fjalër për emra si Ervis Martinaj, Suel Çela, Talo Çela e Kamber Mehja.

Njoftimi

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.”