Autoritetet kufitare të SHBA-së kanë shkatërruar një tunel ndërkufitar rreth 520 metra të gjatë që lidh Tijuana-n në Meksikë me San Diegon në SHBA.
Tuneli përdorej nga kartelet e drogës për transportimin e lëndës narkotike brenda kufitir të SHBA-së.
Gjatë bastitjes autoritetet amerikane sekuestruan drogë me vlerë 25 milionë dollarë ndërsa gjashët persona u arrestuan.
Brenda tunelit gjetën 800 kilogramë kokanë, 75 kilogramë metamfetaminë e një sasi e papërfillshme heroine. Tuneli është të paktën i 15-ti që zbulohet që nga viti 2006.