Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet para kohe nga burgu “shqiptari më i urryer” në SHBA, Martin Shkreli


Lirohet para kohe nga burgu Martin Shkreli, i konsideruar shpreh herë nga mediat si “shqiptari më i urryer në botë”.

Shkreli u bë i famshëm për urdhërimin e rritjes dramatike të çmimit të një ilaçi që shpëton jetën.

Ai po vuante një dënim prej shtatë vitesh, pasi u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në vitin 2017. Lirimi i tij u bë publik pasi fotot e tij qarkulluan në rrjetet sociale.

Kjo vjen pasi ai i kishte përfunduar “të gjitha programet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij me burg” tha avokati Benjamin Brafman, citon BBC.

Shkreli u dënua në vitin 2017 për gënjeshtra ndaj investitorëve në lidhje me performancën e dy fondeve mbrojtëse që ai drejtonte, dhe se kishte vjedhur nga kompania e tij e barnave Retrophin, për t’i paguar ato. Ai duhej të lirohej nga burgu në vitin 2023. Kërkesat e mëparshme për lirim të parakohshëm ishin refuzuar.

Djali i emigrantëve shqiptarë në SHBA ishte një ndër yjet në ngjitje në botën që bashkon tregjet financiare me industrinë e farmaceutikës.

Por pasi bleu një ilaç të domosdoshëm për sëmundje të rënda, Daraprim, ai ia shumëfishoi çmimin brenda ditës.