Vendosni fjalën kyçe....

Nga Princ Leka te Jorida Tabaku, mësohet lista me 10 emrat e kandidatëve për President që propozojnë deputetët e PD-së


Mësohet lista e 10 emrave të propozuar sot si kandidatë për presidentë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.

Në mbledhjen ku marrin pjesë 26 deputetë por e bojkotuan deputetët e grupit të Rithemelimit, po diskuton për herë të parë për emrat e kandidatëve për President.

Në këtë mbledhje Kreshnik Çollaku ka propozuar për kandidate për Presidente Jorida Tabakun dhe Dashamir Shehin. Ky i fundit është një nga emrat e propozuar dhe nga aleatët.

Visar Zhitit u propozua nga deputeti Saimir Korreshi, ndërsa Princ Leka u propoua nga Dhurata Çupi.

Kandidatët e propozuar:

  1. Leonard Demi
    2. Dritan Demiraj
    3. Arben Çejku
    4. Dashamir Shehi
    5. Jorida Tabaku
    6. Rexhep Uka
    7. Halim Kosova
    8. Princ Leka
    9. Visar Zhiti
    10. Lajla Pernaska