Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet në Austri autobusi i nisur nga Kosova drejt Gjermani, 19 të lënduar


19 persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Austri ku një autobus me 50 persona në bord i nisur nga Kosova drejt Gjermanisë është përplasur me një ndarëse betoni në rrugë.

Nga të lënduarit tre janë plagosur më rëndë ndërsa të tjerët kanë marrë dëmtime të lehta.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Eugendorf rreth orës 3 të mëngjesit.