Vendosni fjalën kyçe....

“Ndalni sulmet politike” – Berisha pas thirrjes së ‘Apelit’: E para deklaratë politike e gjykatës në historinë e Shqipërisë dhe të botës


Ish-kryemnistri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së sotme të Gjykatës së Apelit, e cila bëri thirrje publike që të ndaleshin sulmet dhe ndërhyrjet politike ndaj organit të drejtësisë.

Një deklaratë e bërë vetëm 2 orë para se të hidhej shorti për caktimin  e trupës gjykuese që do shqyrtojë kërkesën e Komicionit të Rithemelimit që të mos pranohet ankimimi i Enkelejd Alibeajt ndauj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që njohu vendimet e “11 Dhjetorit”.

Berisha thotë se kjo është e para deklaratë në botë që bëhet para dhënies së një vendimi.

“Por ky akt antiligjor në një rast unik në historinë e Shqipërisë dhe të botës, shoqërohet nga një deklaratë politike e gjykatës së Apelit publikuar dy orë para se sa të hidhet shorti për gjyqtarin që do të shqyrtonte çështjen.

Kjo deklaratë që asnjëherë nuk është bërë në paradhënie nga ndonjë gjykatë, as në diktaturë, dëshmon në mënyrë të pakundërshtueshme.”- shkruan Berisha.

Pak më herët gjyqtarja Elona Toro u përzgjodh me short të shqyrtojë kundër ankesën e PD-së për të mos pranuar ankimimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Genti Shala dhe Edlira Petri janë gjithashtu pjesë e trupës.

Por pak para se të niste seanca e sotme, Gjykata e Apelit në një reagim për mediat kërkoi që të ndalen sulmet politike ndaj organeve të drejtësisë.

“Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.”- thuhej në dekaratën e Gjykatës së Apelit të shpërndarë në media.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS:

Deklarata e parë në historinë e botës!

Të dashur miq, prej tre javësh, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit gjatë të cilave Gjykata e Tiranës nuk i dha PD një kopje të vendimit anti ligjor të gjykatëses Blerina Muça, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin dhe me ndërhyrje antikushtetuese të Edi Ramës dhe Guvernatores Kim (siç e pohoi ajo vetë) shpalli palë ata që kurrë nuk kanë qenë palë.

Këtë vendim antiligjor kjo gjykatë e dërgoi sot në Apel, përsëri duke mos ia dhënë vendimin PD, e cila ishte palë e vetme në proces.

Por ky akt antiligjor në një rast unik në historinë e Shqipërisë dhe të botës, shoqërohet nga një deklaratë politike e gjykatës së Apelit publikuar dy orë para se sa të hidhet shorti për gjyqtarin që do të shqyrtonte çështjen.

Kjo deklaratë që asnjëherë nuk është bërë në paradhënie nga ndonjë gjykatë, as në diktaturë, dëshmon në mënyrë të pakundërshtueshme:

1- ndërhyrjen e turpshme dhe diktimin e një deklarate të tillë gjykatës nga Edi Rama, e cila tregon përpjekjet e tmerrshme për ndikimin në drejtësi.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë ndërhyrje brutale në punën e gjykatave, rikujtojmë se një deklaratë e tillë nuk është bërë as kur Alibasha sulmoi egër gjykatësin e gjykatës së Tiranës, një ditë para se të vendoste për kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 të PD.