Vendosni fjalën kyçe....

Liverpooli fiton me Southamptonin, titulli vendoset në javën e fundit


Liverpooli ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Southamptonit, derisa skuadra kampione do të vendoset në sfidën e fundit.

Në xhiron e 37-të dhe të parafundit në Premier Ligë, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore 1:2.

Nathan Redmond (13’) kaloi fillimisht vendasit në epërsi, teksa Takumi Minamino (27’) dhe Joel Matip (67’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Liverpooli me 89 pikë renditet i dyti në tabelë, me një pikë më pak se Manchester City, që është lider në kampionatin anglez.

Manchester City në takimin e fundit pret Aston Villan, teksa Liverpooli luan me Wolvesin në shtëpi gjithashtu.