Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Metës: Nëse Vasili ju duket si Trump në rregull, shkrimi mashtrim i verifikueshëm i medias austriake. E kam paditur në gjyq


Kreu i shtetit i është kthyer edhe njëherë shkrimit të gazetës austriake ‘Kronen Zeitung’ që e akuzonte atë për lobim me anë të një kompania në parajsat fiskale për një foto me ish-presidentin amerikan Trump.

Ai e quajti të gjithën një mashtrim të përsëritur e të verifikueshëm duke paralajmëruar për zbardhjen e saj në gjykatën austriake.

Meta ironizoi shkrimin duke thënë se ai ka dalë në foto gjatëë ceremonisë me deputetin Petrit Vasili dhe nëse ai duket si Trump atëherë kjo është e vërtetë.

“Një kusht kam unë për të gjithë ata që do duan të bashkëpunojnë me lir Metën. Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum. Ndryshimi i Kushtetutës na solli te ky parlament që e keni parë si qeshin duke ngritur kartonin për të mos miratuar një rezolutë të propozuar nga disa deputetë. Sovraniteti i vendit, qytetarëve dhe institucioneve është cenuar rëndë. Shkrimi është një shpifje dhe ripërtypje e shpifjeve të një tjetër mediaje. Ka një deklaratë dhe sqarim shterrues lidhur me çështjen në fjalë. është një mashtrim i plotë, pasi unë kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit bashkë me z.Vasili që ka qenë deputet me ftesë të komisionit organizator të ceremonisë. Ja fotoja e shkrimit të medias austriake. Nëse Vasili ju duket si Trump, atëherë në rregull. Çdo gjë është e verifikueshme dhe shumë e qartë, ka qenë asokohe, është dhe do jetë edhe në gjyqin që do bëhet në gjykatën austriake për shkrimin pa emër.” – tha Meta.