Asnjë kandidaturë zyrtare nuk ka për presidenti e ri të vendit. sot në Parlament është parashikuar një seancë e posaçme për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit po për këtë nuk ka ende asnjë emër zyrtar.
Ndërsa shumica zhvilloi një procedurë me zarfa në mbledhjen e gruit parlamentar ku dolën dhjetëra emra, opozita nuk ka ende asnjë të tillë.
E përfshirë nga përplasje të brendshme, një grup prej rreth 30 deputetësh bashkë me kreun e grupit parlamentar Alibeaj kanë propoozuar gjashtë kriteret për kandidaturën për presidenti si dhe disa kritere të tjera për zhvillimin e procedurës në Parlament.
Sipas Kushtetutës, votimi në Kuvend për kreun e shtetit quhet i kryer edhe në rastet kur nuk ka asnjë kandidaturë. Pas seancës së parë, Konferenca e Kryetarëve përcakton seancën e radhës. Shumica ka deklaruar deri tani se nuk do marrë parasysh asnjë emër që vjen nga grupimi i udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha.