Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza ambasadores amerikane: Guvernatorja Kim shkeli Kushtetutën e SHBA-së e Shqipërisë duke ndërhyrë në proceset gjyqësore


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar sërish ambasadoren e SHBA-së se ka shkelur Kushtetutën e SHBA-së dhe të Shqipërisë me ndërhyrjen e saj në proceset e brendshme të vendit.

Gjatë takimit me mbështetësit e tij në takimin elektoral në Fier, ai tha se në një proces gjyqësor nuk mund të ndërhyhet.

Berisha shtoi se i ka kërkuar presidentit amerikan Biden që mos lejojë ndërhyrjen e ambasadores amerikane në proceset gjyqësore të vendit.

“Guvernatorja apo ambasadorja, shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se  Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores.” – tha Berisha.