Vendosni fjalën kyçe....

Rusia paralajmëron: Një “skenar sirian” i mundshëm në Ukrainë


Moska ka akuzuar autoritetet ukrainase se po komplotojnë për të përdorur armë të shkatërrimit në masë për të fajësuar më pas ushtrinë ruse.

Incidenti do të përdoret për të nxitur një hetim të “skenarit sirian” për të falsifikuar provat dhe për të fajësuar rusët, kështu tha të mërkurën gjenerali Igor Kirillov, kreu i Forcës Ruse të Mbrojtjes nga Rrezatimi, Kimike dhe Biologjike.

“Ministria ruse e Mbrojtjes ka informacione për përgatitjen e provokimeve me qëllim akuzimin e Forcave të Armatosura Ruse për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, të ndjekur nga një hetim të ‘skenarit sirian’, i cili lejon të fabrikohen provat e nevojshme për fajësimin.”– tha Kirillov sipas RT, me sa duket duke iu referuar ngjarjeve rreth sulmit të supozuar kimik të vitit 2018 në Douma, Siri.

Në atë kohë, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca fajësuan menjëherë qeverinë në Damask dhe filluan sulmet në territorin sirian përpara se të bëhej një hetim. Hetimi i mëpasshëm nga OPCW, i cili gjithashtu ia hodhi fajin Damaskut, u dëmtua nga mospërputhjet dhe informacioneve që rodhën më vonë në media.

Sipas zyrtarit rus, Kievi po përgatitej të organizonte një incident kimik shumë kohë më përpara se konflikti i vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës të shpërthente në fund të shkurtit.

“Probabiliteti i lartë i provokimeve të tilla konfirmohet nga kërkesat e administratës së Kievit për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse personale për lëkurën dhe organet e frymëmarrjes, të cilat ofrojnë mbrojtje kundër kimikateve toksike dhe agjentëve biologjikë.”- shtoi ai.