Vendosni fjalën kyçe....

Rama pret në takim ministrin grek: Plane shumë konkrete në Sektorin Energjetik


Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në një takim me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas.

Ai thotë se me ministrin grek kanë diskutuar planet konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik.

“Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri.”- shkruan Kryeministri Rama në Facebook, i cili ka publikuar edhe pamje nga takimi.

Në takimin në fjalë e pranishme ishte dhe ministrja për Infrastrukturën, Belinda Balluku.