Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me 15 milionë euro drogë, arrestohen dy trafikantët shqiptarë


Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia italiane bë brigjet e Salentos. “La Republica” shkruan se mbi 1 ton e gjysmë marijuanë u konfiskua në një gomone në brigjet e Santa Maria di Leuca.

Gomonia u identifikua ndërsa drejtohej drejt brigjeve italiane. Pas një ndjekje, ajo u bllokua nga policia. Trafikantët kanë hedhur një pjesë të ngarkesës në det gjatë ndjekjes. Lënda narkotike ishte e ndarë në 71 pako me një peshë prej 1,531 kg.

Gazeta italiane shkruan se droge do t’u jepte 15 mln euro fitime në tregun me pakicë.

Gomonia rreth 10 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë, u dërgua në portin e Santa Maria di Leuca dhe do të konfiskohet.

Dy kontrabandistët, me kombësi shqiptare, u arrestuan me paraburgim për trafik ndërkombëtar të drogës.

Operacioni u organizua në bashkëpunimin me Guardia di Finanza, Frontex dhe mbështetjen e autoriteteve të policisë shqiptare.