Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tregon prapaskenat e takimit të Ramës me drejtorin britanik: Sa u bë kryeministër kërkoi shtyrjen e hapjes së negociatave


Ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen kundër Edi Ramës sa nuk është vonë.

Duke folur për integrimin, Berisha kujtoi një histori të vjetër, ku sipas tij menjëherë pasi u zgjodh kryeministër Rama kërkoi një takim me drejtorin për Ballkanin të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo për t’i kërkuar atij shtyrjen e marrjes së statusit kandidat për në BE me 6 muaj. Që mos të kuptohej se kjo ishte arritje e qeverisë së Berishës.

 “Opozita e vërtetë është krejt tjetër. As është pajtuar dhe nuk do pajtohet me qëndrimet antinjerëzore të kreut të narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ndaj ju bëj thirrje shqiptarëve që të ngrihen në lartësinë e njerëzisë së tyre, idealeve të tyre dhe të gatshëm për reagimet e nevojshme në mënyrë që të marrë përgjigjen e duhur Edi Rama.

E vërteta është se qëllimi më kryesor i kësaj bisede ishte parashikuar. Deklarata e djeshme e Ramës, kërcënimi publik që i bëri BE, se në rast se nuk merret vendimi për hapjen e negociatave, ne do shohim drejtimin e qëndrimit tonë. Unë uroj që të merret vendimi. I bëj thirrje publikisht komunitetit, BE, që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ndonëse Edi Rama nuk ka plotësuar dhe s’plotëson asnjë kusht për t’i hapur ato. Le të dalë një shqiptar dhe të më thotë se ça ka bërë ai këto 9 vite.

Unë dua t’i pyes shqiptarët. Unë prap them se duhen hapur negociatat se me Edi Ramën sa më gjatë të shkojë ky problem, aq më poshtë do bien standardet e demokracisës së këtij vendi.

Unë ju rikujtoj këtu se ky zotëri në një periudhë të turpshme, pasi fitoi zgjedhjet mori ministrin e Jashtëm dhe shkoi në Britaninë e Madhe ku i kërkoi takim… kujt do thoni ju? As kryeministrit, as ministrit… I kërkoi takim drejtorit të Ballkanit në zyrën e jashtme.

Ai iu përgjigj se: Zoti kryeministër, ju jeni kryeministër, unë nuk mund t’ju presë në zyrën time, s’më lejon protokolli. Juve ju pret ministri apo kryeministri, jo drejtori. Ka një protokoll mbretëria në çdo shtet. Jo i tha ai, unë takimin e kam vetëm me ju. Atëhere drejtori i tha po vij në hotelin ku jeni ju. Dhe këtu ka dëshmitarë. Drejtori i nderuar shkoi në hotel. Cili ishte subjekti i takimin? ‘Na e shtyni statusin e vendit kandidat me 6 muaj që mos të kuptohet se po merret nga qeveria Berisha.’ Ai u skandalizua. U skandalizua. Dhe pas takimit, diplomati i njohur britanik I tregon ambasadorit tonë të gjithë përmbajtjen e takimit. Jua kujtova këtë rast vetëm për të thënë se ky nujeri në 9 vite, veçse ka shkatërruar të gjitha standardet.”– tha Berisha.