Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit


Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke lënë në sekuestro preventive pronat e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, mes tyre dhe 2 televizioneve RTV Ora dhe Ora Neës.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, gjykata e posaçme e shkallës së parë ka vendosi të sekuestronte të gjitha pasuritë e pronarit të televizionit Ora Neës, Ylli Ndroqit.

Bëhet fjalë për 26 pasuri, përfshire dy televizionet, Ora dhe Channel One, disa kompani dhe pasuri të patundshme, si truall, apartamente, biznese, toke e makina.

Vendimi u njoftua në datën 3 gusht, ndërsa nga ana e Ndroqit ky vendim është politik dhe sipas tij është për shkak të një përplasje me kryebashkiakun Erion Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *