Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në një spital në Paris, një i vdekur dhe 8 të plagosur (VIDEO)


Një grua ka humbur jetën dhe tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një zjarr masiv shpërtheu natën vonë në ndërtesën e një spitali në Paris.

Pamjet e filmuara në vendngjarje tregojnë mes flakëve pjesën e banuar të Spitalit Henri-Mondor në Creteil, ku strehohet stafi i spitalit.

Siç shkruan “RT”, të paktën 50 njerëz u evakuuan nga ndërtesa dhe 10 të tjerë u shpëtuan nga ballkonet. Njëqind zjarrfikës u gjendën në ndyhmë të tyre në vendngjarje.

Zjarri besohet se ka nisur fillimisht në katin më të lartë të ndërtesës e më pas flakët janë përhapur nëpër 10 kate. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por autoritetet franceze kanë nisur hetimet. Spitali ngjitur ka shpëtuar dhe funksionon normalisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *