Vendosni fjalën kyçe....

Balla nuk tregon se kur PS-ja do publikojë propozimin për Presidentin e ri: Duam një figurë konsensuale brenda Kuvendit


Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla në një komunikim me gazetarët është shprehur se nesër do nisë raundi i parë i bisedimeve për emrin e Presidenti të ri.

Balla ripërsëriti se kandidatura të propozuara nga Sali Berisha dhe grupi i tij, nuk do të merren parasysh.

I pyetur se kur do ta bëjë PS publik emrin e kandidaturës së saj për Presidentin, Balla tha se mazhoranca prej fillimi ka shprehur dëshirën që Kreu i ri i shtetit të mos jetë nga radha e tyre.

Tani unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën dhe natyrshëm që PS prej ditës së parë ishte e qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një President të PS, por të të gjithë shqiptarëve. Duam një figurë që të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe dhe kjo arrihet duke zgjeruar konsensusin brenda Kuvendit”, tha Balla.