Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Thyerësi i embargos ndaj Millosheviçit nuk propozoi rezolutë por një lojë të ulët


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi zërave kundër pas dështimit të votimit të rezolutës së propozuar nga Tritan Shehu për Srebrenicën.

Rama thotë se ajo nuk ishte rezolutë por lojë politike e Berishës që njihet si thyerësi i embargos ndaj Sllopodan Millosheviçit.

Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot, pse,me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”-shkruan Rama.