Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë e Sllovenisë: Do bëjmë gjithçka për integrimin e vendit


Kreu i PD-së është takuar pasditen e sotme me ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë e Slloveni.

Gjatë takimi, Basha i siguroi ata se PD-ja do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, që është interesi me i madh kombëtar për vendin dhe për të përmiresuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozitës në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

“Ne këto zgjedhje qeveria përdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre.” – tha ndër të tjera Basha gjatë takimit.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE-së për Shqipërinë e nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër kimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre u u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *