Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: PS-ja nuk e ka legjitimitetin për Presidentin, besoj se nuk do të përdorë votat e non gratave


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë debatit televiziv në emisionin “Open” tha se shumica socialiste nuk e ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit.

Bardhi duke krahasuar deklaratën e Ramës se nuk pranon emra për presidentin nga Berisha tha se edhe Kryeministri nuk duhet të përdorë votat e non gratave për të zgjedhur Kreun e Shtetit.

Ne kemi prezantuar një dokument serioz dhe transparent për zgjedhjen e president të Republikës. Kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Besoj se nuk do të përdorë votat nga non-gratat e tij për presidentin. Kujtoj që dy mandate janë rrjedhojë e personave të shpallur Kjo mazhorancë zbret në një numër të pamjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Presidenti i Republikës është i vetmi institucion si unifikues i popullit”, tha Bardhi.