Vendosni fjalën kyçe....

FDA kufizon vaksinën kundër Covid për çështje sigurie


Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka kufizuar miratimin e saj për vaksinën e Johnson & Johnson për Covid për personat  mbi moshën 18 vjeç, duke treguar për efektet anësore të rrezikshme të vërejtura tek marrësit më të rinj.

Agjencia e njoftoi masën në një deklaratë për shtyp të enjten pas një rishikimi të të dhënave, duke thënë se vaksina J&J (e njohur ndryshe si vaksina Janssen) nuk do të autorizohej më për të miturit për shkak të ‘mpiksjeve të rralla dhe potencialisht të rrezikshme për jetën’.

“Pas kryerjes së një analize të përditësuar të rasteve të raportuara, FDA ka përcaktuar se rreziku i trombozës me sindromën e trombocitopenisë (TTS) garanton kufizimin e përdorimit të autorizuar të vaksinës.” – thuhet në deklaratë, duke iu referuar sëmundjes së mpiksjes së gjakut. Ajo vuri në dukje se simptomat zakonisht shfaqen ‘përafërsisht një deri në dy javë’ pas bërjes së vaksinës.

Individët nën 18 vjeç nuk do të lejohen më të marrin vaksinën, vazhdoi FDA. Dhe madje edhe për të rriturit, vaksina J&J rekomandohet tani vetëm për ata ‘për të cilët vaksinat e tjera të autorizuara ose të miratuara Covid-19 nuk janë të mundshme ose të përshtatshme klinikisht, ose që nuk do të ishin në gjendje të merrnin imunizimin ndryshe.

Vendimi i fundit i rregullatorit nuk është pengesa e parë për vaksinën J&J, prezantimi i të cilës u vendos në një pauzë të shkurtër në prill 2021 pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut.