Vendosni fjalën kyçe....

Ekonomia më e madhe e Evropës përballet me valën e falimentimeve – Shefi i bankës


Gjermania do goditet nga një valë falimentimesh për shkak të sanksioneve të lidhura me Ukrainën kundër Rusisë, sipas shefit ekzekutiv të Commerzbank, Manfred Knof.

“Furnizimi me energji në Gjermani është në rrezik, zinxhirët e furnizimit po prishen, ne kemi inflacion të lartë.” – citohet të ketë thënë Knof nga e përditshmja ‘Handelsblatt’.

Sipas ekzekutivit, pothuajse një e treta e tregtisë së jashtme të Gjermanisë është ndikuar, duke i detyruar kompanitë të futen në çështje të ndërlikuara me klientët, duke përfshirë rritjen e çmimeve të mallrave dhe pengesat e zinxhirit të furnizimit.

“Ne nuk duhet të gënjejmë veten, numri i falimentimeve në tregjet tona ndoshta do të rritet dhe provizionet e rrezikut të bankave me të.” – tha Knof.

Të premten, kryediplomati i BE-së Josep Borrell tha se ministrat e Jashtëm të bllokut do takohen javën e ardhshme nëse vendet anëtare nuk arrijnë një marrëveshje deri në fundjavë për ndalimin e naftës ruse.

Brukseli zbuloi planet për një embargo të naftës ruse në fillim të kësaj jave. Masa pritet të hyjë në fuqi brenda nëntë muajve, me afat kohor të ndryshëm për produkte të ndryshme të naftës.

Disa vende të BE-së, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke po kërkojnë një përjashtim nga ndalimi.