Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Shkodër, ndërrojnë jetë dy turistë që udhëtonin me motor


Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Kryebushat, ku dy turistë kanë humbur jetën pas përplasjes me motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Tiranë ku dy turistët që po udhëtonin me motor janë përplasur me një makinë tip ‘VW Golf 5’.

Dy turistët polakë janë dërguar në spitalin e Shkodrës po nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.