Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Një president nga opozita si Ilir Meta është zgjedhja më e gabuar


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur nga Fieri për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

I pyetur nëse është gati maxhoranca të miratojë një president nga PD, Balla u shpreh se një president i dalë nga opozita sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar.

“Unë mendoj se një president nga opozita sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjidhja më e gabuar. Sikurse ne e kemi thënë që nuk duam një president nga PS.

Mendoj që një president i mirë duhet të jetë një president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse kështu e ka përcaktuar Kushtetuta: Presidenti përfaqëson unitetin e popullit.

Dhe besoj i keni ndjekur sondazhet që janë zhvilluar. Një president që ishte udhëheqës i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite.”- tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë 16 maj dhe se beson që koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës.