Vendosni fjalën kyçe....

Rama para nisjes për Varshavë: Do japim ndihmë monetare për Ukrainën


Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së lidhur me kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për ndalimin e turistëve rusë.

Lidhur me këtë ai tha se nëse BE do të vendosë ndalimin e shtetasve rusë, atëherë dhe Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë.

“Vendimet tona janë të linjëzuara me ato të Bashkimit Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian. Nëse do të ketë një vendim të linjëzuar të BE-së, atëherë dhe ne do të marrim vendim në të njëjtën linjë me ta.”– u përgjigj Rama.

Nesër mbahet Konferenca e Donatorëve në Varshavë, lidhur me ndihmat që do t’i ofrohen Ukrainës, dhe vetë Ram tregoi se do nisej sot për në Varshavë. Ai u pyet se çfarë ndihme do ofrojë ai në emër të Shqipërisë për Ukrainën dhe përgjigja e tij ishte: “Do jetë monetare”. Por nuk specifikoi asnjë shifër.