Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli i kërkon Rusisë të kërkojë falje për komentin lidhur me Hitlerin: Deklaratëe pafalshme e skandaloze


Izraeli ka thirrur ambasadorin rus, pasi ministri i Jashtëm Sergey Lavrov sugjeroi se Adolf Hitleri mund të ketë pasur pak gjak hebre dhe se antisemitët ‘më të zjarrtë’ janë vetë hebrenjtë.

“Vërejtjet e Ministrit të Jashtëm Lavrov janë një deklaratë e pafalshme dhe skandaloze, si dhe një gabim i tmerrshëm historik.” – shkroi ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid të hënën.

“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm.”

Lapid tha se Izraeli pret një falje dhe se ambasadori rus po thirrej ‘për një bisedë të ashpër’. Zyrtarë të tjerë izraelitë shprehën gjithashtu zemërim për komentet e Lavrov, duke përfshirë kryeministrin Naftali Bennett, i cili akuzoi kryediplomatin rus për përdorimin e Holokaustit ‘si një mjet politik’.

Muzeu i Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem gjithashtu denoncoi fjalët e Lavrov si të rreme dhe të rrezikshme. Moska nuk ka komentuar mbi këtë çështje.

Duke folur për kompaninë mediatike italiane Mediaset të dielën, Lavrov konfirmoi se një nga objektivat e fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë është ‘denazifikimi’ i vendit. Një gazetar përmendi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është hebre.

Lavrov u përgjigj: “Unë mund të gabohem, por Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre në të. Kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë. Njerëzit e mençur hebrenj thonë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë. Çdo familje ka një dele të zezë, siç na pëlqen të themi.”

Më herët në intervistë, ministri vuri në dukje Batalionin Azov të Ukrainës, luftëtarët e të cilit përfshijnë njerëz me pikëpamje të hapura nacionaliste dhe naziste. Ai tha se luftëtarët e kapur nga Azov dhe njësi të tjera shfaqin simbole naziste në uniformat e tyre dhe kanë tatuazhe svastika. Ata ‘lexojnë hapur dhe promovojnë “Mein Kampf”’, shtoi Lavrov, duke iu referuar librit të Hitlerit.

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin e Izraelit muajin e kaluar lidhur me komentet ‘anti-ruse’ të Lapid në lidhje me veprimet e Moskës në Ukrainë.