Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e quajti “Stanishiq”-Baton Haxhiu replika në distancë me ish-kryeministrin: Dhëndër i Milicës serbe


Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha ka provokuar përplasje në distancë me botuesin e Albania Post, Baton Haxhiun.

Berisha në postimin e tij e quan Haxhiun “Stanishiq”, mbiemër ky që në studion e emisionit opinion ka sjellë reagimin e Baton Xhaxhiut.

Atëherë meqë po flet, e kam kursyer gjithmonë një linçues publik. Por po i them dhëndrrit të Milicës, që është dhëndër serb, kjo është hera e fundit që e kam kursyer me etikën, është një pro-serb, një dhëndër serb në krye të Partisë Demokratike dhe kjo është fatkeqësia e së dhajthtës. Familja e tij është me prejardhje serbe. Është fatkeqësia e këtij njeriu që është në krye të PD”, tha Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”.

“Duke ndjekur Opinion!

Miq, zhvillimet e fundit në tërësi dhe kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramen, i cili ka mobilizuar të gjithë lëpirësit e tij te përhapë trillime dizinformime mashtrime etj.

Në krye të këtij kortezhi mjeran qëndron binomi i ndërkolnuar Stanishiq – Zogaj të cilët kalojnë të diskretituar me tezat bajatë nga studio në studio si zhurmues të ndryshkur. Me këtë rast ju bëj thirrje studjove t’ju kërkojnë ndjesë shikuesve për ndjesitë që ju krijojnë”-shkruante Berisha.