Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet përsëri me vezë mbreti Charles (VIDEO)


Mbreti Charles është gjendur përballë një incidenti sot gjatë një shëtitjeje në qendër të qytetit Luton.

Kjo pasi në drejtim të tij, një burrë qëlloi me vezë.

Sipas BBC-së, monarku u largua nga turmat nga stafi i tij i sigurisë përpara se të vazhdonte të takohej përsëri me anëtarët e publikut.

Policia e Bedfordshire tha se një burrë rreth të 20-ave u arrestua dhe është në paraburgim.

Incidenti i fundit vjen vetëm disa javë pasi një student 23-vjeçar u arrestua pasi hodhi disa vezë në drejtim të  Mbreti dhe bashkëshortes së tij gjatë vizitës së tyre në York.