Vendosni fjalën kyçe....

Warren Buffet ‘godet’ Wall Street-in, e quan “sallon lojërash fati”


Investitori dhe filantropisti miliarder Warren Buffett ka kritikuar Wall Street-in, duke thënë se sjellja spekulative po nxitet fuqimisht dhe se kjo po e kthen tregun e aksioneve në një ‘sallon lojërash fati’.

“Wall Street fiton para, në një mënyrë ose në një tjetër, duke kapur thërrimet që bien nga tryeza e kapitalizmit.” – tha Buffett gjatë mbledhjes së tij vjetore të aksionerëve të shtunën.

“Ata nuk bëjnë para nëse njerëzit nuk bëjnë punë dhe ata marrin një pjesë të tyre. Ata fitojnë shumë më tepër para kur njerëzit luajnë bixhoz sesa kur investojnë.”

CEO i Berkshire Hathaway theksoi pasigurinë afatshkurtër të tregut gjithnjë e më të paqëndrueshme.

“Gjëja interesante është, padyshim, që ne nuk e kemi idenë më të vogël se çfarë do të bëjë tregu i aksioneve kur të hapet të hënën.” – tha Buffett.

Sipas Buffett, kompanitë e mëdha amerikane janë ‘chipsa të nxehta pokeri’ për spekulime të tregut.