Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarja e DASH-it në Kryeministri me Ramën, më vonë takimi me Alibeajn


Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e cila ndodhet në Tiranë pritet të zhvillojë sot takime me krerët e politikës shqiptare.

Në këto momente, ajo po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. Sipas “Report TV”, takimi ka nisur në orën 08:50 në godinën e Kryeministrisë.

Të pranishëm janë edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim.

Më vonë, Donfried do të takohet në Kryesinë e Kuvendit me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin. Ky takim do të mbahet në orën 10:00.

Në takimin me zyrtarët e PD-së, mungojnë deputetë që janë pjesë e grupit të Rithemelimit çka konfirmon qendrimin refuzues të SHBA-ve, për të njohur Sali Berishën dhe grupin Rithemelues si drejtues të partisë më të madhe opozitare në vend.