Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet një “shtëpi bari” në Tiranë, shoqërohen në Polici disa persona


Zbulohet një shtëpi bari në periferi të Tiranës. Uniformat blu kanë bërë me dije këtë të premte se kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave edhe në Tiranë.

Banesa është gjetur në zonën e Kasharit, ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa persona.

“Në zonën e ‘Kashar 2’, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në Tiranë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 disa persona.

Ndërkohë që vijojnë veprimet hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.6.”– thuhet në njoftimin e Policisë.