Vendosni fjalën kyçe....

Rama konferencë të përbashkët me komisionerin Varhelyi: Për momentin nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut, pas Qershorit kjo ndryshon


Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, pas përfundimit të takimit me këtë të fundit.

Rama tha se e ka njoftuar komisionerin Varhelyi se nëse nuk hapen negociatat në Qershor Shqipëria do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut.

“Pasoja e saj mbi ekonominë e vendeve tona. Dhe patjetër që folëm edhe për stacionin e ardhshëm të afërt. Mbledhjen e Këshillit Evropian ku do të diskutohet përsëri çështja e hapjes së negociatave. Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual.

E njoftova Komisionerin që ne e kemi kryer një proces këshillimi kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian.” tha Rama.