Vendosni fjalën kyçe....

Rama për incidentin Berisha-Alibeaj: Mori një rrjedhë xhudiste


Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë fjalës së tij në Kuvend incidentin mes kreut Enkelejd Alibeajt dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se Parlamenti mori një rrjedhë xhudiste.

“Një fragment nga zhvillimet në godinë këtu afër, mori një rrjedhë xhudiste Parlamenti. Më vjen mirë që në gjithë këta zëra ca nga bota tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë dhe një zë që bëri sens në diskutim. I referohem zotit Mediu për të pasur parasysh se çfarë është procesi që duam. Ndërsa me shpirtrat e vdekur, ata më të lirët nuk janë fusha ime.

Zoti Mediu faleminderit që e kujtuat këtu që presidenti u zgjodh me konsensus. Zgjedhjet me konsensus të presidentit ishin meritë e PS-së.”- ishin fjalët e Ramës.