Vendosni fjalën kyçe....

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: U arrit marrëveshja për hapjen e korridorit humanitar në Mariupol, do evakuojmë fëmijët, gratë dhe të moshuarit


Ukraina ka arritur një marrëveshje paraprake me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve të mërkurën nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Të paktën kështu tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

“Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Mariupol, këtu do të fokusojmë përpjekjet tona sot.”- shkroi Iryna Vereshchuk në një postim në Facebook.

Siç shkruan BBC, njerëzit kanë mbetur të bllokuar në qytetin port kyç strategjik për javë të tëra pa furnizime me ushqim, ujë dhe ilaçe.

Në të kaluarën, korridore të tilla evakuimi kanë hasur plot vështirësi për t’u ngritur dhe zbatuar.

Trupat ruse janë akuzuar për bllokimin e autobusëve në pikat e kontrollit. Rusia është akuzuar gjithashtu se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.