Vendosni fjalën kyçe....

Avokatja e Popullit për prishjen e banesve: Qeveria të dëmshpërblejë banorët, bonusi nuk do jetë i plotë


Avokatja e popullit Erinda Ballanca në një interistë në emisionin ABC News ka folur për prishjet e banesave te Unaza e Re ku ka theksuar se qeveria duhet të dëmshpërblejë banorët si në rastet të tjea të ngjashme.

Ballanca ka sqaruar se në raste të tjera të ngjashme në Evropë, qeveria ka dëmshpërblyer qytetarët.

“Qeveria duhet t’i dëmshpërblejë banorët siç ka ndodhur në raste të ngjashme të shqyrtuara në Evropë”-deklaroi Ballanca.

Avokatja e Popullit gjithashtu foli edhe për bonusin e qerasë të propozuar nga qeveria për banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara.

Siç deklaroi Avokatja e Popullit, bonusi nnga bashkia për banorët është në shifrën e 6 mijë lekëve në muaj, një shumë jo e plotë që nuk do i mundësojë qytetarëve përballimin e plotë të qerasë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *