Vendosni fjalën kyçe....

U rrahën nga policia franceze në mes të rrugës, dy gratë me shami ngrenë padi


Dy gra muslimane të veshura me shami, të cilat u rrahën nga policia franceze të enjten e kaluar në Urën Clichy, do të bëjnë një ankesë kundër oficerëve, njoftoi avokati i tyre në Twitter.

Nabil Boudi tha se klientet e tij, të cilat iu nënshtruan dhunës policore, ende nuk mund ta kapërcejnë tronditjen e incidentit, por ato janë të vendosura të shohin që drejtësia do vihet në vend.

Ankesa do i drejtohet drejtpërdrejt Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare (IGPN) për dhunë me dashje nga oficerët publikë.

Pamjet video të sulmit treguan se policia kishte rrahur dy gra të veshura me shami për minuta të tëra në mes të rrugës, goditi njërën prej tyre dhe tentoi ta hidhte në tokë tjetrën.

Në pamjet e tjera video të marra nga një grua që kalonte aty, policia vazhdoi të sulmonte gratë pavarësisht paralajmërimeve nga njerëzit në vendngjarje, duke pretenduar se kishin autoritetin për t’i rrahur ato.

Pasi videoja u bë virale, shumë përdorues në rrjetet sociale komentuan se policia franceze ishte islamofobike.

Departamenti i Policisë së Parisit në një deklaratë pretendoi se dy gratë penguan një makinë policie të ndalonte një automjet të dyshimtë duke kaluar rrugën.

Në bazë të raporteve të dëshmitarëve, u tha se në kundërshtim me deklaratën e policisë franceze se policia kishte rrahur dy të rejat, të cilat po ushtronin të drejtën e tyre të kalimit të rrugës.