Vendosni fjalën kyçe....

Berisha refuzon dietat deri në fund të mandatit: I kërkoj Parlamentit t’i tërheqë nga llogaria, i përballoj vetë lëvizjet jashtë Tiranës



Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar shumën prej 75 miëj e 250 lekësh të derdhur nga Parlamenti në llogarinë e tij si dieta.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se i refuzon këto dieta dhe nuk do pranojë asnjë deri në fund të mandatit, pasi ai është deputet i Tiranës dhe se lëvizjet jashtë qarkut i përballon me të ardhurat personale.

“Njoftim!
Sot nga mediat mësova se në llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur për muajin shkurt dieta për mua si dhe për 93 deputetë të tjerë shumën prej 75250 lekë dieta.
Lidhur me sa më sipër deklaroj sa vijon:
1-Unë nuk kam patur asnjë dijeni për këto dieta.
2- I kërkoj parlamentit ti tërheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
3- Unë jam deputet i Qarkut të Tiranës dhe si tillë nuk do pranoj asnjë dietë deri në fund të mandatit.
Lëvizjet e mia jashtë Qarkut të Tiranës do t’i përballoj me të ardhurat e mia.”- shkruan Berisha.