Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali për incidentin e Ramës në avion: Lajm i vjetër, kompania kërkoi falje


Ministrja Spiropali ka komentuar lajmin e shpërndarë sot në media lidhur me shoqërimin e kryeministrit Rama nga aeroplani në Gjermani për mosmbajtjen e maskës.

Ajo tha në ‘Zonë e Lirë’ se bëhet fjalë për një lajm të vjetër dhe se kompania kishte kërkuar falje për sjelljen.

Spiropali shtoi se mund të bëhej fjalë për një keqkuptim pasi anëtarët e ekuipazhit të avionit nuk e kanë ditur se me kë kanë pasur të bëjnë.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar. Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.” – tha Spiropali.

Më herët media gjermane ‘Der Spiegel’ shkroi për incidentin e kryeministrit Edi Rama në bordin e një avioni për në Frankfurt, lajm i cili bëri shumë zhurmë në Tiranë.

Mirëpo lidhur me këtë incident, autoritetet gjermane i kanë kërkuar ndjesë kryeministrit Rama. Gjë të cilën media gjermane nuk e ka raportuar duke dhënë vetëm një informacion të cunguar.

Burime të Hashtag.al pranë rretheve diplomatike kanë bërë me dije se autoritetet gjermane i kërkuan zyrtarisht falje kryeministrit Rama për incidentin në fjalë.