Vendosni fjalën kyçe....

“Faleminderit zoti President” – Trump falënderon veten për arritjen e SHBA-së në energjitikë


Në vazhdën e sulmeve të rafinerisë saudite, presidenti amerikan, Trump, të hënën e uroi veten në një post në Tëitter, që e bëri SHBA-në prodhuesin më të madh të energjisë në botë.

Presidenti Trump tha, “Sepse ne kemi punuar aq mirë me energjinë gjatë viteve të fundit (faleminderit, zoti president!), Ne jemi një eksportues i energjisë dhe tani prodhuesi numër një i energjisë në botë. Ne nuk kemi nevojë për naftë dhe gaz të Lindjes së Mesme dhe në fakt kemi shumë pak depozita atje, por do t’i ndihmojmë aleatët tanë!”

Ky postim pasoi një tjetër në të cilën ai tha se SHBA-ja është e armatosur dhe e gatshme të përdorë forcën ushtarake pas goditjes në dy objektet e energjisë në Arabinë Saudite.

Trump gjithashtu tha se ai autorizoi përdorimin e naftës nga rezerva strategjike e naftës së SHBA-së, nëse është e nevojshme, për ta mbajtur tregun të furnizuar mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *