Vendosni fjalën kyçe....

Meta në konferencë për mediet: Kriza më e rëndë ajo në arsim, një thirrje për Parlamentin


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka ngritur shqetësimin për largimin e të rinjve nga Shqipëria, për shkak të krizës në arsim.

“Do e cilësoja krizën në arsim si krizën më të rëndë ekzistenciale për sot e për nesër, dramë kombëtare se i heq Shqipërisë pasurinë më të çmuar e burimet njerëzore si promotorë.

I bëj thirrje parlament e qeverisë për ndërmarrjen e reformave për ta shëndetësuar nga fiktiviteti e militantizmi partiak. Hapjen e sistemit e freskimin e tij me prurje cilësore akademike, që do jenë hartuesit e reformave të vërteta e te besueshme për ta nxjerrë nga koma e për ta futur në binarët konkurrues të tregut.

Me një arsim konkurrues do u japim të rinjve tanë shpresë.”– deklaroi Meta.