Vendosni fjalën kyçe....

E bleu 2.9 milionë dollarë, sipërmarrësit të kriptove i ofrojnë vetëm 12 mijë dollarë për NFT-në e postimit të parë në Twitter


Sina Estavi, një sipërmarrëse e kriptove nga Malajzia, po përpiqet të shesë një NFT (token jo të këmbyeshëm) të postimit të parë ndonjëherë të themeluesit të Twitter, Jack Dorsey, pasi shpenzoi 2.9 milionë dollarë vitin e kaluar për ta blerë atë.

Në atë kohë, Estavi mori të ashtuquajturat të drejta dixhitale dhe të dhënat e mesazhit të parë në botë të postuar në Twitter, duke përfshirë informacionin për kohën e postimit dhe përmbajtjen e tekstit të tij. Twitter-i është ende i disponueshëm për këdo që ta shohë plotësisht pa pagesë.

Megjithatë, Estavi beson se NFT-ja e këtij postimi historik është e paçmuar dhe mund të krahasohet me një kryevepër klasike, siç është piktura e Leonardo da Vinçit.

“Mendoj se vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të këtij postimi në Tëitter, si piktura e Mona Lizës.” – tha Estavi në mars 2021, kur bëri blerjen.

Këtë javë, Estavi e vendosi NFT-në në ankand në tregun e njohur dixhital OpenSea, duke shpresuar të marrë një shumë të madhe prej 48 milionë dollarësh për të, sipas CoinDesk, një analist kryesor i lajmeve kripto. Sipërmarrësi njoftoi shitjen në Twitter dhe tha se kishte ndërmend të dhuronte gjysmën e asaj shume, 25 milionë dollarë ose më shumë’, për bamirësinë GiveDirectly.

Megjithatë, duket se Estavi e ka mbivlerësuar në mënyrë drastike ‘investimin’ e tij, duke pasur parasysh që nga e premtja oferta më e lartë që ai ka marrë për token ishte vetëm 4.2 ETH, që është vetëm rreth 12,662 dollarë, shumë larg nga ajo që ai mendonte se mund të merrte.

Estavi tha për CoinDesk dhe BBC se megjithëse afati që ai vendosi për ankand kishte kaluar, ai ende mendon se mund të pranojë një ‘ofertë të mirë’ ose thjesht të përfundojë duke mos e shitur fare NFT-në.

“Unë mendoj se vlera e këtij NFT është shumë më e madhe nga sa mund ta imagjinoni dhe kushdo që dëshiron ta blejë atë duhet të jetë i denjë.” – tha ai për BBC, duke shtuar se ai mendon se ‘dikush si Elon Musk mund ta meritojë këtë NFT’.

NFT-të, ose tokenat jo të këmbyeshëm, janë në thelb certifikata unike që deklarojnë pronësinë e aseteve dixhitale në ueb, siç janë imazhet, videot, skedarët muzikorë, asetet e lojës apo edhe postimet në Twitter. Vlera e një NFT rrjedh vetëm nga ajo që krijuesit e saj mendojnë se ia vlen dhe sa vlerësohet në komunitet.

Vlen të përmendet se NFT-të në fakt nuk u japin asnjë të drejtë ligjore pronarëve të tyre dhe në shumicën e rasteve asetet dixhitale mbeten të disponueshme për këdo në internet për t’i parë, ndarë dhe madje shkarkuar dhe dublikuar, gjë që ka bërë që shumë analistë të vënë në dyshim legjitimitetin dhe sigurinë e të gjithë konceptit.

Por pavarësisht hijes së të gjithave, tregu NFT ka shpërthyer që kur u shfaq. Vëllimi total i shitjeve të NFT arriti në 25 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, ndërsa artistët, investitorët dhe sipërmarrësit kanë kërkuar të përfitojnë nga ajo që mund të jetë një skemë fitimprurëse.

Megjithatë, duket se zhurma ka filluar të shuhet. Shitjet e NFT në OpenSea kanë rënë me 50% në vetëm disa muaj, nga pothuajse 5 miliardë dollarë në janar në 2.5 miliardë dollarë në mars, pasi pronarët e NFT fillojnë të kërkojnë mënyra të reja për të përdorur asetet e tyre.