Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje kalimtarin në qendër të Burrelit


Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme në Burrel, pasi u përplas.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Burrel, ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ishte duke kaluar rrugën në qendër të qytetit.

Përplasja ka qenë fatale për kalimtarin, i cili si pasojë ka humbur jetën pavarësisht përojekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Viktima është identifikuar si 55-vjeçari A.Ruka.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet dhe për të arrestuar drejtuesin e makinës, i cili është larguar nga vendngjarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *