Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas të miturin në Maliq


Një aksident ka ndodhur në Maliq mbrëmjen e sotme, ku një makinë ka përplasur një të mitur.

13-vjeçari është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua nga policia.

Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”-njofton policia.