Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me sende të forta 33-vjeçari në Tiranë


Një person është plagosur në rrethana të paqarta në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “17 Shkurti” ku shtetasi E.Ç është goditur me sende të forta në rrethana të paqarta.

Më datë 09.04.2022, rreth orës 18:30, në afërsi të shkollës “17 Shkurti”, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve”-njofton policia.